Lajmet e fundit

Lista Serbe ka njoftuar se në emër të dhjetë deputetëve të saj dhe deputetëve të Partisë Unike Gorane ka dërguar ankesë në Gjykatën Kushtetuese ndaj Qeverisë Kurti.
Sipas kësaj liste, përmes ankesës kundërshohet vendimi i Kuvendit për zgjedhjen e Qeverisë në Kosovë më 22 mars në të cilin siç thuhet në një njoftim të Listës Serbe “popullit serb iu dha në administrim vetëm një ministri edhe pse sipas Kushtetutës ishin të obliguar të caktonin dy”.
"Lista Serbe pret që Gjykata Kushtetuese të vendosë në përputhje me të drejtën kushtetuese duke respektuar të drejtat e popullit serb, por edhe të komuniteteve të tjera jo-shumicë".
"Theksojmë se nuk na duhen vende ministrore për hir të atyre vendeve, por si një mjet për të përmirësuar kushtet në të cilat jetojnë njerëzit tanë në Kosovë", thuhet në njoftimin e Listës Serbe, transmeton Klan Kosova.