Lajmet e fundit

Pesë herë kampionët e botës kanë publikuar listën e futbollistëve që do ta përfaqësojnë Brazilin në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Trajneri Tite ka zgjedhur 26 futbollistë që do të luftojnë për trofeun e çmuar të botës.
Tre portierë: Alisson Becker, Ederson dhe Weverton Pereira da Silva.
Katër qendërmbrojtës: Gleison Bremer, Eder Militao, Marquinhos dhe Thiago Silva.
Dy mbrojtës të krahut të djathtë: Danilo dhe Dani Alves.
Dy mbrojtës të krahut të majtë: Alex Sandro dhe Alex Telles.
Gjashtë mesfushorë: Bruno Guimaraes, Casemiro, Everton Ribeiro, Fabinho, Fred dhe Lucas Paqueta.
Nëntë sulmues: Neymar Jr, Raphinha, Vinicius Jr, Antony, Gabrierl Jesus, Gabriel Martinelli, Pedro, Richarlison dhe Rodrygo.