Lajmet e fundit

Ramush Haradinaj është liruar nga autoritetet sllovene të cilat edhe do t'i dorëzojnë pasaportën.
Vendimi u mor pak çaste më parë, dhe se shpejti do të shpallet zyrtarisht edhe nga gjykata e Kranjit.
Klan Kosova merr vesh se Haradinaj është rrugës për në Gjykatë bashkë me ambasadorin e Kosovës në Slloveni, Nexhmi Rexhepi.
Pas marrjes së pasaportës Haradinaj niset drejt Kosovës.
Lirimin e liderit të AAK-së e ka përshpejtuar Imuniteti i tij diplomatik.
Këtë e mundëson edhe lëvizja e lirë në përputhje me dispozitat e nenit 29 dhe 42 të Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi Misionet Speciale e 1969.