Lajmet e fundit

Në konferencën e jashtëzakonshme të organizuar nga AAK, Ardian Gjini ka konfirmuar se Ramush Haradinaj është liruar nga autoritetet sllovene.
Në konferencën për media, zyrtarë të AAK-së kanë deklaruar se Haradinajt i është marrë pasaporta nga autoritetet sllovene, ndërsa, vendimi përfundimtar do të merret nesër.
AAK ka bërë të ditur se Haradinaj ndodhet në njërin nga hotelet e kryeqytetit slloven.