Lajmet e fundit

Ka përfunduar ceremonia e Vidovdanit.
Kështu është liruar për qarkullim edhe rruga në Graçanicë.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i policisë Baki Kelani.
"Po, është liruar për qarkullim" tha shkurtimisht Kelani.
Qysh në orët e mëngjesit një numër i serbëve morën pjesë në liturgjinë e mbajtur në Manastirin e Graçanicës, për shënimin e Vidovdanit apo siç njihet "Betejën e Kosovës".
Aty u shpalosen edhe mbishkrime nacionaliste.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
https://klankosova.tv/vidovdani-serbet-me-mbishkrime-nacionaliste-nuk-i-dorezojme-bijte-tane-video/