Lee Jae-yong, trashëgimtari i gjigantit Samsung, është liruar nga burgu pasi një gjykatë në Korenë Jugore ka suspenduar dënimin e tij me pesë vjet burgim.
Lee ishte dënuar për dhënie të mitos ish presidentes të këtij vendi.
Gjykata e apelit ka mbajtur disa pjesë të dënimit, mirëpo është treguar diskrete në publikimin e vendimit.
Sipas të gjitha gjasave verdikti i kësaj gjykate do të kundërshtohet sërish nga Gjykata Supreme e vendit.
Vitin që shkoi Lee u dënua me burgim nën akuzat për korrupsion në një skandal politik ku ishte e përfshirë edhe ish presidentja e Koresë së Veriut, Park Geun-hye.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.