Lajmet e fundit

Djali më i madh i aktorit Michael Douglas, Cameron Douglas është liruar nga burgu pas shtatë viteve.
37 vjeçari ka qenë duke vuajtur dënimin me pesë vite burgim për posedim të heroinës dhe shitje të metamfetaminës në vitin 2010. Dënimi i tij pothuajse është dyfishuar pasi që ai kishte pranuar që kishte trafikuar drogë brenda në burg.
Cameron është dashur që të lirohej në vitin 2018 mirëpo sipas disa burimeve ai tashmë është duke jetuar në një shtëpi në Brooklyn.