Lajmet e fundit

Autoritetet serbe kanë liruar nga burgu kosovarin, Hilmi Kelmendi.
Lajmin për lirimin e tij e ka konfirmuar për klankosova.tv, Bashmir Xhemaj, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme.
"Jemi në kontakt me avokatët e tij dhe presim që procedurat e lirimit të kryhen deri në orët e pasdites", tha ai.
Hilmi Kelmendi u arrestua gjatë javës së kaluar në Serbi.