Lajmet e fundit

Avokati Gazmend Halilaj, i cili denoncoi rastin e abuzimit me të miturën nga Drenasi, u lirua sot nga arresti shtëpiak.
Ai këtë e konfirmoi për klankosova.tv duke thënë se është mbajtur në dënim pa asnjë akues.
“Gjykata e Apelit më ka liruar sot. Unë jam mbajtur pas asnjë ankues dhe për vepra kundër detyrës zyrtare pa qënë person zyrtar”.
Ai u arrestua nën dyshimin se ka kryer veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare”, “keqpërdorim seksual duke keqpërdorur pozitën zyrtare apo profesionin” dhe veprës penale “frikësim gjatë procedurës penale”.
Halilaj u arrestua lidhur me rastin e abuzimit të së miturës nga Drenasi në kuadër të veprimeve hetimore të ndërmarra me datën 27.02.2019.
Lidhur me këtë rast u arrestua profesori i të miturës Shkelzen Xhekaj dhe polici hetues Vesel Veseli, të cilët pas një muaji burgim janë në arrestim shtëpiak.