Basketbollisti amerikan, Makol Mawien, i cili deri së fundmi luante për klubin basketbollistik "Rahoveci", u prangos të premten pasdite nga policia.
Kjo për shkak se sportisti dyshohet se kreu disa vjedhje dhe disa personave iu shkaktoi lëndime trupore.
Sipas shitësit ambulantiv tek lagjja “Tophane” në kryeqytet, basketbollistit ia kishte marrë dy pako cigare për të cilat refuzonte t'i paguante, madje lojtari nuk u ndal më kaq, ku vazhdoi edhe në një dyqan tjetër me të njëjtat synime.
Qytetarët kishin reaguar derisa e njoftuan policinë, ku këta të fundit iu përgjigjen shpejtë.
Policia e konfirmon për televizionin se sportisti dyshohet për vjedhje dhe lëndim trupor, ku i dyshuari edhe është liruar në procedurë të rregullt.
Megjithëkëtë, kjo nuk është e hera e parë që basketbollisti me shtetësi të huaj është prangosur, jo zyrtarisht mësohet se i njëjti u arrestua edhe katër ditë më parë në Aeroportin e Prishtinës pasi kishte bërë probleme.
Klubi në të cilin ishte i angazhuar sportist pasi kishte kuptuar se ka probleme shëndetësore dhe ka tentuar ta dërgoj tek familjarët për dy herë më radhë në këtë fillim muaji por pa sukses, për shkak se lojtari i ka humbur biletat.
Mësohet se përpjekjet për diçka të tillë po vazhdojnë.
https://www.youtube.com/watch?v=4maNT_fqCDQ
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.