17.09.2016 · përditësuar para 3605 dite1 min lexim
Azem Syla është liruar, pasi gjyqtarja e procedurës paraprake Jennifer Seal, ka vendosur ta refuzojë kërkesën e prokurorit të EULEX-it për paraburgimin e ish-deputeti të Partisë Demokratike të Kosovës.
Lajmin për lirimin e Sylës e ka konfirmuar avokati i tij, Tomë Gashi.
Gashi edhe të premten si mysafir në Info Magazine të Klan Kosovës tha se nuk ka arsye për mbajtjen e Sylës në paraburgim dhe se arrestimi i tij u bë më shumë për t’i dërguar sinjale Brukselit.
Syla akuzohet se ka qenë udhëheqës i një rrejti kriminal që kanë bërë shpëlarjen e milionave eurove në periudhën e pas luftës në Kosovë.
Më parë Syla ka qenë një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.