05.06.2017 · përditësuar para 3345 dite1 min lexim
Është liruar Aleksandar Jabllanoviq, kryetari i subjektit politik “Srpska” pasi është arrestuar mbrëmë.
Ai së bashku me gruan e tij janë arrestuar të dielën në mbrëmje në Leposaviq, transmeton Klan Kosova.
Lajmin e bëri të ditur mbrëmë shefi Rajonal i Operacioneve nga Policia e Kosovës, Zhelko Bojiq
Bojiq ka thënë për Radio Kim se ka ndodhur një incident në veri, në të cilin kanë qenë të përfshirë Jabllanoviq dhe gruaja e tij dhe më pas ka ndërhyrë policia e Kosovës që i ka arrestuar ata.
Ai tutje nuk ka treguar se për çfarë incidenti bëhet fjalë, por tha mbrëmë se hetimet janë duke vazhduar, transmeton Klan Kosova.
Jabllanoviq thuhet se ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe se nga çiftit i është konfiskuar edhe një pistoletë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.