Lajmet e fundit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, e ndaluar nga policia sot në mëngjes, e enjte, është liruar vetëm pak orë më vonë, njofton Klan Kosova.
Dërguti dyshohet se ka kryer veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së”.
Ndalimi i nënkryetares së Parlamentit të Kosovës është realizuar nga forcat e rendit bazuar në mandatin ligjor që ka nga rrjedh edhe obligimi për zbatimin e urdhërarresteve të ligjshme të lëshuara nga organet e drejtësisë.
Gjithsesi Dërguti është liruar pak orë më vonë.
Lajmin për lirimin e Dërgutit e ka konfirmuar për Klan Kosovën Shkodran Hoti nga Lëvizja Vetëvendosje.