Fëmija që e kishte pësuar nga prindërit, qëndroi për rreth një muaj në spital.
Pesëvjeçari nga Janjeva e Lipjanit u lirua sot, njofton Klan Kosova.
Autoritetet thanë se është dërguar në Gjakovë, derisa për rastin, ministri për Familje, Andin Hoti konfirmoi se e pranoi raportin me shkelje.
Ai bëri më dije se rasti po hetohet nga prokuroria.
Deri mesin e kësaj jave, 5-vjeçari ka marrë trajtim në Pediatrinë e QKUK-së, ku në gjendje stabile edhe është liruar. Sipas QKUK-së, është marrë në përkujdesje nga Qendra për Punë Sociale në Gjakovë.
Ndërkohë, drejtoresha e këtij institucioni, Jozefina Osmani, mohon se i vogli është aty. Ajo thotë se 5 vjeçi u vendos në strehimoren rezidenciale në Gjakovë.
Por, drejtuesit e kësaj strehimorjeje, nuk konfirmuan për Klanin nëse fëmijën e kanë nën kujdesje. Të njëjtit refuzuan të japin detaje.
Dy prindërve gjykata iu pati caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji, derisa 6 fëmijët e tjerë janë nën kujdesje të shtetit.
https://www.youtube.com/watch?v=4M5jcKr3xYQ
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.