Lajmet e fundit
Tarifat për autovetura, që kryesisht kanë ndikim te bashkatdhetarët që jetojnë në diasporë, do të kenë zbritje prej 50% për policat e sigurimit kufitar me kohëzgjatje prej 15 ditëve, e cila tani do të kushtojë 15 euro.

Banka Qendrore e Kosovës, ka marrë vendimin për uljen e tarifave të sigurimit kufitar të autopërgjegjësisë.
Ulja do të aplikohet për të gjitha kategoritë e mjeteve motorike.
Tarifat për autovetura, që kryesisht kanë ndikim te bashkatdhetarët që jetojnë në diasporë, do të kenë zbritje prej 50% për policat e sigurimit kufitar me kohëzgjatje prej 15 ditëve, e cila tani do të kushtojë 15 euro, njofton Klan Kosova.
Zbritje prej 51% për policat e sigurimit kufitar me kohëzgjatje prej një muaj, e cila tani do të kushtojë 20 euro dhe Zbritje prej 49 % për policat e sigurimit kufitar me kohëzgjatje prej dy muaj, e cila tani do të kushtojë 35 euro.
BQK njofton se aplikimi i këtyre tarifave hyn në fuqi me datë 1 korrik 2015.
Ky vendim vjen pas kërkesës së bërë nga ana e Kryesuesit të Asamblesë së Përgjithshme të Byrosë Kosovare të Sigurimit, Rrahim Pacollit.