Lajmet e fundit

Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Deçan, përmes Drejtorisë dhe Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka realizuar planin operativ "Prona", i cili ka pasur për qellim largimin e uzurpatorëve të pronave nen menaxhimin e AKP-se në Komunën e Junikut, njofton Klan Kosova.
Policia njofton se ky operacion është realizuar në bashkëpunim me zyrtar të zyrës rajonale te AKP-se.
Gjatë këtij operacioni janë liruar katër prona në Junik.
Siç njofton policia hetimet e kryera janë bërë në “bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, janë intervistuar tre të dyshuar dhe në konsultim me Prokuronin kompetent dhe rasti është dërguar në procedurë të rregullt”.