Lajmet e fundit

Gazetari i "Kohës Ditore", Fitim Gashi dhe shoferi i kësaj gazete Ilir Hamiti, të cilët ishin arrestuar më herët, janë liruar.
Ata u arrestuan nga policia e Maqedonisë dhe ishin mbajtur në stacionin e policisë për më shumë se një orë.
Lirimi i tyre siç raporton Koha.net, është bërë edhe falë intervenimit të Ambasadës së Kosovës në Maqedoni.
Në Kumanovë, gjatë ditës ishin arrestuar edhe ekipi i gazetarëve të Radio Televizionit të Kosovës, të cilët ishin liruar pas katër orë mbajtjeje. Këtë e ka konfirmuar edhe vet gazetari Besart Galica, nëpërmjet rrjetit social facebook.