24.12.2016 · përditësuar para 3507 dite1 min lexim
Policia gjermane ka njoftuar se janë liruar dy kosovarët, njëri 28 e tjetri 30 vjeçar, të cilët dyshoheshin se po planifikonin sulm terrorist në një qendër tregtare në Duisburg të Gjermanisë.
Vendimin për lirimin e tyre e ka marrë Gjykata me arsyetimin se nuk ekziston më rrezik real prej dy vëllezërve kosovarë, shkruan gazeta gjermane Die Welt, përcjellë portali Insajderi.
Dy vëllezërit nga Kosova ishin arrestuar mëngjesin e së premtës në Duisburg. Ata ishin të moshës 31 dhe 28 të lindur në Kosovë.
Gjermania është në gatishmëri të lartë pas sulmit të së hënës në Berlin, që la 12 persona të vdekur.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.