Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së Nasim Haradinaj, është liruar nga Haga.
Për lirimin e tij kanë folur nga familja.
Sabri Haradinaj, tha për Klankosova.tv se e kanë pritur me gëzim të madh lirimin e Nasimit.
"E kemi pritur me gëzim të madh si familje. Drejtësia është vendosur në momentin e fundit. pasi deri më tani s'ka pasur drejtësi fare", tha ai.
Lirimin e ish-numrit dy të veteranëve e kanë zyrtarizuar edhe Dhomat e Specializuara.
Por, aty paraqiten edhe disa kushte të lirimit.
https://klankosova.tv/specialja-zyrtarizon-lirimin-e-haradinajt-por-me-disa-kushte/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.