E enjte, 20.05.2021
13:20 Kualifikimet – Grupi A Art Sport 1
13:44 Kualifikimet – Grupi B Art Sport 1
E premte, 21.05.2021
11:45 Sprint Race 1 Art Sport 1
E shtunë, 22.05.2021
08:20 Sprint Race 2 Art Sport 1
17:15 Feature Race Art Sport 3
Zhurma e bolidëve në Formula 2 rikthehet pas dy muajsh.
25 garuesit e rinj me Lirim Zendelin do të sfidohen në pistën fantastike të Monte Carlos në Monaco. Është kjo gara e dytë për brucoshët e Formula 2 këtë sezon nga tetë në total sa i ka kalendari i sivjetmë në kategorinë e dytë të rëndësishme të formulave.
Nga gara e parë, Lirim Zendeli ishte i pafat duke fituar vetëm dy pikë ndërsa kampionatin e udhëheq Zhou me 41 pikë ndërsa pas tij vjen Lawson me 30 ndërsa Daruvala i ka grumbulluar 28 sosh.
Lirim Zendelin në aksion mund ta shohim fillimisht në kualifikimet e Grupet A dhe B që fillojnë të enjten nga ora 13:20 me Sprint Race 1 që starton të premten nga ora 11:45.
Ndërsa të shtunën, fillimisht në orën 08:20 të mëngjesit fillon Sprint Race 2 teksa Feature Race e mbyll javën në Formula 2 prej orës 17:15.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.