Prime i 27-të i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, u dominua me emocione të forta, përplasje, gëzim e largime nga shtëpia.
Ndër momentet më emocionuese ishte bërja një e banorëve për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, transmeton Klankosova.tv.
Mbështetje për marshin “Drejtësi, jo politikë”
Prezantuesit e BBVK, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi u shfaqën me emblemën “Liria ka emër”, në mbështetje të marshit “Drejtësi, Jo Politikë”, që mbahet në Prishtinë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Edhe banorët e shtëpisë veshën bluza me të njëjtin slogan, ndërsa publiku në sallë valëviti flamuj të UÇK-së, duke i dhënë spektaklit një ngjyrim të fortë patriotik.
Performancë emocionuese nga Leonora Jakupi
Spektakli vazhdoi me një performancë të fuqishme nga diva e muzikës shqiptare, Leonora Jakupi.
E veshur me uniformë të UÇK-së, ajo interpretoi këngë patriotike, përfshirë “A vritet pafajësia?”, duke elektrizuar publikun që brohoriste “UÇK-UÇK”.
Eleganca në nder të Pavarësisë
Vëmendje të madhe morën edhe veshjet e banorëve, sidomos fustanet e vajzave, të cilat ishin përzgjedhur enkas për të shënuar 17 Shkurtin - Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Debate dhe përplasje
Prime-i nuk kaloi pa tensione:
Dolce dhe Londrimi patën një debat të ashpër, ku u përmendën akuza për “urrejtje” dhe tensione të mëhershme.
Ndërsa Elijona dhe Benita vazhduan përplasjen për raportin me Klodin, ku Elijona hodhi akuza të drejtpërdrejta për ndërhyrje në një lidhje jashtë shtëpisë.
Rrëfimi prekës i Ludos
Një nga momentet më emocionale të mbrëmjes ishte rrëfimi i Ludos për jetën e tij si nga fëmijëria me vështirësi ekonomike, marrëdhënia me babanë, sfidat familjare dhe ankthi i nënës, njohja me bashkëshorten në Davos dhe momentin kur u bë baba.
Ai theksoi se eksperienca në BBVK e ka bërë të kuptojë sa e shenjtë është familja.
Në fund të rrëfimit, produksioni i bëri një surprizë duke i sjellë në takim prindërit e tij, moment që e përloti banorin.
Finalistja e dytë dhe eliminimi i një banori
Pas Ludos si i pari, Elijona është shpallur finalistja e dytë, e cila u zgjodh direkt nga studio e formatite përballë kishte Londrimin.
Ndërkohë, Arditi u eliminua para gjysmëfinales.
Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 4 do të mbahet më 27 shkurt, ndërsa edhe tre banorë të tjerë pritet t’i bashkohen listës së finalistëve përmes televotimit.
https://www.youtube.com/watch?v=4hD--1uVkXQ
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.