Lajmet e fundit

Komuna e Lipjanit sot do të bëhet me bibliotekë të re.
Kjo falë një projekti të fituar nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Përgjegjësi për biblioteka në komunën e Lipjanit Ahmet Karameta tha për Klan Kosovën se projekti kap shumën rreth 800 mijë euro.
Ai tha në Sytë 7 të Klan Kosovës se përveç librave në bibliotekë do të vendoset edhe arkivi i komunës.
Për ta fituar projektin "Biblioteka multietnike" nga zyra e BE -së në Kosovë, Lipjani ishte në mesin e shumë komunave të tjera që konkuruan për të/Klan Kosova/.