Lajmet e fundit

Pas raportimit të një përleshjeje fizike në mes të gjashtë personave të mitur në Lipjan, policia ka njoftuar se i ka ndaluar dhe kontrolluar të dyshuarit, me ç’ rast kanë gjetur dhe konfiskuar një thikë dhe dy shufra të metalit.
Të dyshuarit janë intervistuar në prani të prindërve, Punëtorëve të Qendrës për Punë Sociale, si dhe avokatëve mbrojtës dhe me vendim të prokurorit, dy të dyshuar u dërguan në qendrën e mbajtës për 24 orë, ndërsa katër të tjerë u liruan në procedurë të rregullt.