Lajmet e fundit

Në qytetin e Lipjanit të premten në orët e mbrëmjes dy të mitur kanë nisur një fjalosje, e cila më pas ka përfunduar me therrje me thika.
Të dy djemtë kanë lidhje familjare në mes vete, njofton Policia e Kosovës, transmeton Klan Kosova.
Pas zënkës që ka rezultuar me therrje nga arma e ftohtë, viktima ka njoftuar policinë për rastin. Më pas personi që ka marrë lëndime trupore është dërguar në QKUK për trajtim.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.