Lajmet e fundit

Një granatë dore është gjetur në fshatin Topliqan të Lipjanit derisa e njejta është tërheque më pas nga njësia e Policisë së Kosovës për deminim.
Sipas raportit të Policisë, ankuesi mashkull ka raportuar se ka vërejtur dy të dyshuar të panjohur, të cilët afër rrugës kishin lënë një kovë të plastikës në të cilën shkruante “rrezik mos e prek”.
Vendi i ngjarjes është siguruar nga njësiti policor ku janë gjetur 185 fishekë AK-47 230 fishek 7.62 mm, 4-karikator AK të zbrazur, një karikator me dy fishekë, një karikator i mbushur të AK, dhe katër pjesë të armës së njëjtë, transmeton Klan Kosova.
Mjetet tjera janë konfiskuar nga njësitet përkatëse policore.