Kanë filluar punimet për ndërtimin e tregut të gjelbër në Lipjan. Lajmi për këtë është bërë i ditur përmes faqes zyrtarë të kësaj komune në Facebook.
Kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti është zotuar që do t`i bëjnë të gjitha investimet e nevojshme për realizimin e këtij projekti pasi që me ndërtimin e këtij tregu do të dislokohet ai i tanishëm që është në qendër të qytetit.
“Me ndërtimin e tregut të ri përveç që do të krijohet një ambient më modern do të krijohet sistemimi i tregtimit me kushte cilësore për të gjithë tregtarë dhe qytetarët por njëkohësisht do të mënjanohen edhe shitësit që momentalisht shesin jashtë hapësirave të tregut”, ka thënë Ahmeti.
Realizimi i këtij projekti kap koston prej 232 mijë e 706 eurove dhe pritet të përfundojë brenda dy viteve.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
F
SHKRIMI NGA
flamur
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.