Lajmet e fundit

Nicole Richie dikur ishte e njohur si vajzë ndejash dhe ishte arrestuar për posedim heroine në vitin 2005.
Po, babai i saj Lionel Richie, 66 vjeçar, nuk e gjykon vajzën e tij për gabimet që I ka bërë. Ai madje e ka shoqëruar atë në rehabilitim.
Në një intervistë me Piers Morgan gjatë episodit të ri të “Life Stories”, legjenda e muzikës e ka kujtuar momentin kur ka marrë një telefonatë nga vajza e tij, e cila po qante dhe po kërkonte ndihmë.
Ai ka thënë: “Nicole u bë një yll i madh në shfaqjen televizive “The Simple Life”, me Paris Hilton.
“Ajo u largua nga binarët dhe filloi të përdorte drogë dhe të shoqërohej me miqtë e gabuar e më vonë edhe u arrestuar për posedim të heroinës dhe shkoi në rehabilitim”.
“Është tmerrësisht e rëndë për mua si baba, ta shohë vajzën e tij të re e të bukur të jetë në këtë gjendje”.
Duke diskutuar për kohën kur Nicole i kishte humbur dy nga shoqet e saja, nga mbidoza e heroinës, Lionel kishte marrë një telefonatë nga ajo, ku i kishte thënë:
“Babi, kam nevojë për ndihmë. Nuk dua që të jem e treta. ‘Dhe unë i thashë:’ Jam me ty, e pastaj e anulova turnirin e muzikës”.