Lajmet e fundit

Këngëtari Lionel Richie e admiron të dashurin e ri të vajzës së tij, Justin Bieber.
Një burim i HollywoodLife.com ka thënë se Richie është shumë i lumtur që vajza e tij, Sofie Richie është në lidhje me këngëtarin e njohur, transmeton Klan Kosova.
“Lionel Richie e adhuron Justin Bieber. Ai ishte skeptik në fillim për shkak të lajmeve të këqija që gjithmonë shtypi ka bërë për Bieber. Atij nuk i pëlqente fare, por kur e takoi ai ishte tërësisht ndryshe. Justin sillet shumë mirë ndaj Sofia si dhe Lionel e vlerëson shumë që ai ua ka treguar vendin fansave të tij kur filluan që ta shanin Sofian”, ka thënë ky burim.