Lajmet e fundit

Pas ndarjes nga jeta të këngëtarit te Linkin Park, Chester Bennington, ky grup po kryeson listat botërore.
Linkin Park është shndërruar në grupin e pare amerikan që ka radhitur tre albune ne top 10-she.
Nëntë nga albumet e tyre janë në krye të kësaj jave, pesë prej të cilave janë brenda 40 vendeve të para.
Lana Del Rey, Paul Heaton dhe Ed Sheeran mbajnë tre vendet e para për albumin më të mirë, ku pas tyre qëndrojnë Linkin Park.
Albumi i tyre ‘Hybrid Theory’ mban vendin e katërt në të cilin përfshihen disa hite të njohura si “In The End”.
Tashmë dihet që Chester Bennington i dha fund jetës në mënyrë tragjike në moshën 41-vjeçare, disa muaj pas vetëvrasjes së shokut të tij të ngushtë Chris Cornell.