Lajmet e fundit

Aktorja e njohur problematike, Lindsay Lohan u bë kryelajm i mediave rozë ditëve të fundit. Në pothuajse të gjitha mediat, qarkullonte lajmi se Lohan është konvertuar në myslimane.
Por duket se kjo nuk është e vërtetë. Miqtë e afërt të aktores kanë bërë të ditur se ajo nuk është konvertuar në Islam por thjesht po mëson lidhur me kultura dhe fe të ndryshme, transmeton Klan Kosova.
“Lindsay është duke e edukuar veten në kultura të ndryshe, ajo po praktikon fe dhe kultura të tjera në mënyrë që të komunikojë dhe të kuptojë njerëzit më mirë”, kanë deklaruar miqtë e saj.
Derisa nëna e saj, Dina ka thënë se ajo ka rritur fëmijët e saj që të jenë të dashur, njerëzor dhe të edukohen në nivel global, të dijnë dhe të njohin kulturat e tjera.
Lohan kohëve të fundit ka vizituar refugjatët në Turqi dhe ka kaluar Vitin e Ri në Dubai.