Lindsay Lohan bëri një hyrje mahnitëse në qilimin e kuq në një ngjarje të shtresës së lartë italiane në pallatin Clemente në Venedik.
Aktorja u paraqit me një bishtalec të ngjashëm sikur personazhi Elsa nga filmi “Frozen”.
Ajo kishte veshur edhe një fustan të bardhë që e bënte të dukej edhe më e ngjashme me personazhin e Disney-it.
Por, Lohan gjatë mbrëmjes ndryshoi pamje.
Ajo veshi edhe një fustan me ngjyrë të kuqe dhe flokët nuk i kishte më bishtalec, transmeton Klan Kosova.
Ajo në këtë ngjarje dukej e lumtur, teksa besohet se ende nuk e ka përfunduar dënimin e saj në shkëmbim të punëve për komunitetin.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.