Lajmet e fundit

Lindsay Lohan ka plane të mëdha për ditëlindjen e saj.
Aktorja - e cila do të mbushë 31 vjet më 2 korrik – bëri një cicërim në Twitter duke ftuar Paris Hilton, Britney Spears dhe Beyonce për të festuar ditëlindjen e saj këtë fundjavë në Greqi, transmeton Klan Kosova.
“#nicegirls @britneyspears @parishilton të vijnë në #mykonos për ditëlindjen time këtë fundjavë @Beyonce edhe ju”, shkroi Lindsay.
Ende nuk ka asnjë konfirmim nga ana e artistëve nëse do të festojnë me aktoren ditëlindjen e saj.