Lajmet e fundit

Rrugëtimin nëpër trojet shqiptare, tani e tutje e vazhdon me Klan Kosovën.
Me emisionin argëtues e edukativ që promovon mikpritjen e shqiptarëve, bashkë me kulturën e traditën, si dhe bukuritë natyrore të vendeve ku jetojnë ata, Lindrit Zogaj do të shfaqet çdo të martë nga ora 22:00 në Klan Kosova.
Në këtë rrugëtim, Lindriti vazhdon me aventurën e qëndrimit 24 orësh pa para dhe të konakut nëpër familje.
Pas emisionit “Kosova Today” që filloi nga e hëna, “Rrugëve me Lindritin” është emisioni i dytë i skemës së re programore që fillon transmetim sonte.
Kurse, të dielen vjen emisioni “Sol” me Adelina Hasanin.
Më poshtë ndiqeni kronikën e gazetares Arjeta Sinani: