Lajmet e fundit

Këngëtarja Linda Halimi për klankosova.tv ka treguar se ka konkurruar në emisionin e zbulimit të talentëve “American Idol” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke mos dashur të zbulojë diçka më shumë.
Halimi e ka postuar edhe një fotografi në rrjetin social Instagram, shkëputur nga një pamje e televizionit FOX 5 Atlanta gjatë audicionit, transmeton Klan Kosova.
Ka kohë që këngëtarja e kishte planifikuar një hap të tillë, madje duke i pyetur fansat se në cilin emision të këtij formati do të duhej të konkurronte.