Lajmet e fundit

Këngëtarja kosovare Lindita Halimi, ka pak ditë që e kaloi fazën e parë të përzgjedhjes për të marrë pjesë në shfaqjen e talenteve në Amerikë, “American Idol”.
Tani ajo është e gatshme për provat e këtij produksioni që nxjerrë këngëtarë të rinj e u ndihmon drejt suksesit. Në një fotografi që Linda ka publikuar në Instagram, ajo thotë se është e gatshme për provat e radhës, transmeton Klan Kosova.
Gjatë këtij audicioni, Linda mahniti anëtarët e jurisë me zërin e saj të fuqishëm, duke kënduar këngën e famshme “It is a man’s world” të James Brown, por jo vetëm kaq.
Linda u bë inspirim edhe për shumë gra amerikane që vuajnë nga mbipesha, pasi që ajo e tregoi historinë e saj dhe se sa fort kishte punuar që t’i largonte kilogramët e tepërt për të ardhë në formën që është tani.
https://www.instagram.com/p/BAcP3rNweL1/?taken-by=linditaworld
https://www.instagram.com/p/BAai52uQeEC/?taken-by=linditaworld