Lajmet e fundit

Shkencëtaret japonez kanë arritur që të krijojnë minj bebe, të cilat janë krijuar në laborator vetëm nga qelizat e lëkurës së miut, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Të vegjlit të lindur nga këto vezë ishin të shëndetshëm dhe ishin të gatshëm të krijonin fëmijët e tyre.
Sipas ekspertëve kjo ofron një të ardhme në përdorimin e vezëve artificiale për personat që kanë nevojë tretmanë të fertilitetit.
Megjithatë kanë thënë që ka nevoje për studime të mëtutjeshme disa vjeçare për t’u aplikuar tek njerëzit.
Shkencëtarët tashmë kanë arritur që të krijojnë spermën në laborator, ndërsa kultivimi i qelizave të lëkurës për t’u përdorë si vezë është shumë më sfiduese, kanë deklaruar ekspertët.