Lajmet e fundit

Ylli televiziv amerikan, Kylie Jenner ka sjellë në jetë një vajzë.
Këtë e ka bërë të ditur vet Kylie përmes llogarisë zyrtare të saj në Instagram, ndërsa ka deklaruar se ajo ka lindur vajzën e saj më datën 1 shkurt, por që ka arritur të mbajë këtë sekret për të mirën e familjes së saj, njofton Klan Kosova.
Më tej në prononcimin e saj të parë pas lindjes, Kylie ka falënderuar të gjithë që kanë arritur ta mbajnë sekret sjelljen në jetë të vajzës së saj.
E famshmja Kylie ende nuk ka njoftuar rreth emrit të vajzës porse ka bërë të ditur se procesi i lindjes ka shkuar mbarë, njofton Klan Kosova