Lajmet e fundit

Baby Amy është fëmija i parë i lindur në Mbretërinë e Bashkuar nga një grua që i është nënshtruar transplantit të mitrës[/caption]
Mbajtja në krahë e foshnjës Amy ishte "e pabesueshme" dhe "surreale” për mamanë e re, Grace.
“Është vërtet e mrekullueshme”, tha ajo për BBC, transmeton Klankosova.tv
Grace dhe Angus, të cilët jetojnë në veri të Londrës, por janë me origjinë nga Skocia, shpresojnë të kenë një fëmijë të dytë duke përdorur mitrën e transplantuar.
Foshnja e parë e lindur si rezultat i një transplanti të mitrës ishte në Suedi në vitin 2014. Që atëherë rreth 135 transplantime të tilla janë kryer në më shumë se një duzinë vendesh, duke përfshirë SHBA-në, Kinën, Francën, Gjermaninë, Indinë dhe Turqinë./Klankosova.tv