Lajmet e fundit

Fatmir Limaj, lideri i NISMA-s për Kosovën ka thënë se vendimi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës për shkakrimin nga pozita të rektorit Ramadan Zejnuallahu bartë shumë pasoja.
"Vendimi për shkarkimin e rektorit është një akt i papranueshëm dhe si i tillë cenon sferën më të rëndësishme të shoqërisë, rinisë dhe të ardhmes së shtetit tonë”, ka shkruar Limaj në profilin e tij në Facebook.
Ai ka kërkuar që ky vendim të tërhiqet dhe rektori të kthehet e t’i vazhdojë reformat të cilat i kishte nisur e po ashtu të mbahet larg politika nga ky institucion arsimor.
“Autorët realë, ata hipokritët e këtij vendimi (ata që shtynë anëtarët e këshillit drejtues të UP-së, të marrin këtë vendim për shkarkim), e që tashmë pretendojnë të shprehin keqardhje për këtë veprim, kanë degraduar secilin cep të këtij shteti, edhe ashtu shumë të brishtë”.
“Unë kërkoj urgjentisht që ky vendim të revokohet dhe të sigurohet paanshmëri dhe mbajtja larg politikës nga tempulli ku ndërtohet ardhmëria e këtij vendi”, është shprehur Limaj.