Lideri i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj, ka treguar se cilat janë detyrat e Ramush Haradinajt, kandidatit për kryeministër nga koalicioni PAN.
“Ne e kemi një koalicion fitues – këtë pastaj pastaj e sqaron Kushtetuta dhe Ligji, kandidati jonë për kryeministër është fitues i zgjedhjeve”.
“Këtij i takon mandati zyrtarisht - detyrë e mandatarit është ta bëj shumicën, edhe kjo është rruga që është duke u ndjekur”.
Kështu ka thënë Limaj në Zonën e Debatit në Klan Kosova.
“Ne presim që do ta kemi shumicën, do ta ndihmojmë dhe po punojmë në këtë drejtim”.
“Derisa Haradinaj nuk del dhe thotë se nuk e kam shumicën, unë do ta jem aty për ta ndihmuar”.
Ndryshe Limaj ka thënë se pas këtyre zgjedhjeve është krijuar një realitet i ri politik, të cilin duhet ta pranojnë të gjithë.
“Unë nuk shoh asnjë gjë që LDK duhet të jenë të hidhëruar.
“Unë pres që Haradinaj tu bëjë ftesë të gjitha partive që të bëhen pjese e qeverisë, vendimi pastaj është I tyre - nuk e di pse duhet ata me qenë të hidhëruar”.
“Po vjen një kyreminstër që dikur LDK e ka pranuar”.
Tutje Limaj ka thënë se liderët e partive duhet të kenë kujdes me fjalorin.
“Ne kemi me pas nevojë për njëri-tjetrin. Për atë unë e kam ruajtur një komunikim më të gjithë madje edhe me ish-partinë time”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.