07.10.2016 · përditësuar para 3586 dite1 min lexim
Është koha që ta ndryshojmë qasjen duke iu kthyer temave me të cilat qytetarët preokupohen në baza ditore, ka thënë në një konferencë për shtyp, kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, njofton Klan Kosova.
Limaj, në konferencë bashkë me partnerin opozitar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar edhe një herë qeverisjen, sipas tij, të dobët të Kryeministrit Isa Mustafa.
“Koha është që të ndryshojë qasja, t’iu kthehemi temave të brendshme, ky koalicion ka dështuar në çdo segment, kemi qeverinë më të madhe në Europë, ndërsa kemi probleme në të gjitha poret, rrënim të ndërmarrjeve publike dhe tendencë të blerjes së paqes sociale”.
Limaj ka premtuar se tash e tutje Nisma-AAK do të paraqesin tema konkrete dhe “koalicioni opozitar do të punojë në këtë drejtim”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.