Kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, të cilit i ka uruar mirëseardhje në Kosovë.
Limaj ka thënë se me ambasadorin Abbott kanë biseduar për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen më 6 tetor, njofton Klan Kosova.
“Kosova është me fat që ka miq të tillë siç është Mbretëria e Bashkuar e cila ka ndihmuar Kosovën në të gjitha proceset që ka kaluar vendi ynë”.
“Në këtë takim me ambasadorin potencova bashkëpunimin dhe ndihmën e jashtëzakonshme që vendi ynë ka me Mbretërinë e Bashkuar”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.