Lajmet e fundit

Kryetari i NISMA-s , Fatmir Limaj, ka zhvilluar një takim me kandidatët për deputetë të kësaj partie.
Me këtë rast Limaj, është shprehur se kjo listë mbron denjësisht interesat e vendit në katër vitet e ardhshme.
"Lista e kandidatëve për deputetë nga Nisma Socialdemokrate është lista më e mirë që u është ofruar qytetarëve të Kosovës për t’i mbrojtur denjësisht interesat e vendit në katër vitet në vazhdim."
Ai shtoi se kandidatëve u ka kërkuar të shtrijnë vizionin politik të NISMA-s në çdo cep të vend.
"Në takim me kandidatët për deputetë nga Nisma, u urova suksese të përbashkëta në zgjedhjet e 6 tetorit. Suksesi ynë është puna ekipore dhe objektivi ynë është t'i shërbejmë vendit. Kandidatëve për deputetë u kërkova që në çdo cep të vendit ta shtrijnë vizionin dhe vlerat tona si grupim politik."
Ndër të tjera i pari i NISMA-s theksoi se marrja e besimit nga ana e qytetarëve është gjë e jashtëzakonshme.
"Ta marrësh besimin e njerëzve është gjë e jashtëzakonshme.Jam i bindur që me këta kandidatë do të arrijmë suksese të mëdha në parti dhe si koalicion. Bashkë për Shtetin!"