Lajmet e fundit

Në këtë protestë, në këtë shesh, pranë përmendores së Skënderbeut, sot ka rënë Qeveria e Kosovës, ka thënë Fatmir Limaj, lideri i Nismës për Kosovën.
“Të nderuar kosovar sot Kosova është bashkuar në Prishtinë për t’iu thënë shkelësve të Kushtetutës ‘ju nuk mund të Qeverisni më me Kosovën’”.
“Jemi bashkuar se e kemi obligim për t’i larguar ata që bënë pazar me shtetin dhe shkelen Kushtetutën”.
“Sot jemi këtu masivisht, për t’i kërkuar llogari Qeverisë së Kosovës. Nëse ju nuk jepni llogari ne refuzojmë të na qeverisni”.
“Ky është një fillim i ri, prandaj kërkojmë që bashkë ta mbrojmë Kushtetutën e vendin tonë. Nuk do të lejojmë që të na fusin në rrugë pa krye, ne do ta ruajmë vendin e Kushtetutën.
“Edhe Gjykata Kushtetuese tregoi se kush ishin mbrojtësit e Kosovës e kush shkelësit e Kushtetutës”, tha Limaj në fjalimin e tij drejtuar protestuesve në sheshin e Prishtinës.