Lajmet e fundit

Kreu i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj ka folur menjëherë pas votimit të mocionit të mosbesimit për Qeverinë e Kosovës.
“Ne nuk bëjmë nisma jo serioze, përfundimisht ky mocion doli i suksesshëm, ne presim sipas afatit ligjor vendi të shkojë në zgjedhje”, ka thënë Limaj, njofton Klan Kosova.
Ai nuk ka dashur të komentojë nëse rrëzimi i Qeverisë u bë me ndihmën e PDK-së.
“Sot më mbështetën deputetët e Parlamentit, i falënderoj të gjithë ata që kanë votuar për këtë mocion”.