Lajmet e fundit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Nisma, Fatmir Limaj, në fjalimin e tij në parlament, ku po diskutohet për votimin e ndryshimeve kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale ka konstatuar se rregullat procedurale nuk po ndiqen.
Ai ka deklaruar se është anashkaluar vlerësimi i Gjykatës Kushtetuese për risjelljen në rend të ditës votimin e Speciales.
“Është obligim kushtetues që ju t’i zbatoni obligimet dhe kompetencat që iu jep kushtetuta. Ju duhet të bëni njëjtë siç keni bërë në procedimin e parë. Riprocedimi duhej të dërgohej në Gjykatë Kushtetuese, për të marrë vlerësimin e tyre”.
“Ligji duhet respektuar në pjesën formale të tij”.
“Qeveria e Kosovës i ka kryer punët me rregullore. Por Kuvendi jo”.
“Kuvendi është dashur të konsultohej me kushtetuesen. Ligji nuk e njeh gjendjen faktike dhe nuk mund ta parashikojë se çfarë vendimi do të marrë kushtetuesja”.
“Nuk ka vendim të gjykatës kushtetuese për rivotimin e speciales ne Kuvend”.
“Duhet që formalisht t’i respektoni procedurat”.