Kryetar i Nismës për Kosovën është i bindur që qyteti i Prizrenit në zgjedhjet e së dielës do ta votojë kandidatin e partisë së tij për kryetar komune, njofton Klan Kosova.
Fatmir Limaj ka shkruar se Prizreni po e do Zafir Berishën për të parin e tyre.
“Prizreni e tha fjalën e vet, e do Zafir Berishën për kryetar komune”.
“Në sheshin ‘Shadervan’, të mbushur me njerëz u rikonfirmua mbështetja e madhe e qytetarëve të Prizrenit për Zafir Berisha dhe ekipin e tij”, ka shkruar Limaj.
“Në këtë tubim i bëra thirrje qytetarëve të Prizrenit të mos e lëshojnë rastin për ndryshime dhe pavarësisht përkatësisë etnike e fetare dhe bindjeve partiake të bashkohen për ndryshimin e madh për t’ia dhënë një mundësi qytetit të Prizrenit”.
“Me Zafir Berishën do të bëhet një prerje nga e kaluara për të filluar ndryshimin. Jam i bindur që më Berishën gjërat do të ndryshojnë në Prizren”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.