Lajmet e fundit

Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka prezantuar analizën për Zonën Ekonomike Rajonale të Ballkanit Perëndimor, duke shpjeguar rolin që kanë pasur akorde të ndryshme në ekonominë e vendit.
Arbërsha Loxha nga kjo organizatë tha se marrëveshja e nënshkruar në korrik të këtij viti në Trieste për Zonën e Lirë Ekonomike të Ballkanit ndikon pozitivisht teko ekonomia e vendit, por se Serbia po i dëmton prodhuesit kosovarë, si dhe po pengon investimet e huaja direkte në Kosovë.
Më tutje, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka lavdëruar ish-kryeministrin Isa Mustafa, për kundërshtimin që i ka bërë idesë së Serbisë për një union doganor, pasi si i tillë ai do ta dëmtonte rëndë Kosovën, ndërsa ka premtuar reciprocitet me shtetet fqinje.