15.06.2017 · përditësuar para 3334 dite1 min lexim
Kryetari i Nisma, Fatmir Limaj ka thënë se nëse LDK-ja do të hynte në koalicion me PAN-in, do të sakrifikonte aq sa t'ia dorëzonte postin e zëvendëskryeministrit, njofton Klan Kosova.
“Nëse vjen LDK-ja, postin e zëvendëskryeministrit jam i gatshëm të bëj favor. Unë ia dorëzoj postin LDK-së. Unë kam premtuar për qeveri reformatore, jo qeveri të mendësisë së vjetër”, është shprehur Limaj në Zona e Debatit në Klan Kosova.
Mirëpo Limaj ka theksuar se kjo nuk vlen vetëm për LDK-në por edhe për Vetëvendosjen.
"Nëse vjen LDK-ja dhe kërkon postin e zëvendëskryeministrit unë do t'ia jepja".
"Nisma do ta ketë vendin e vet në qeveri sipas rezultatit që e ka marrë në zgjedhje pra do ta ketë vendin meritor në Qeverinë e Kosovës", ka thënë Limaj.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.