Lajmet e fundit

Fatmir Limaj nga Nisma Socialdemokrate ka thënë se subjekti që ai përfaqëson është kundër organizimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Në takimin e thirrur nga Presidenti Hashim Thaçi, kreu i Nismas pohoi se të gjitha subjektet duhet të duartrokasin veprimet të cilat përkojnë me respektimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, njofton Klan Kosova.
''Ne si parti kërkojmë që të vazhdohet të respektohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës''.
''Qëndrimi i Nismës është që të hulumtohen të gjitha mundësitë, dhe ne si parti jemi të gatshëm në gjetjen e mundësive për të krijuar shumicën''.
''Të gjitha subjektet poltiike këtu duhet ta shohin këndin pozitiv që në situate të tilla ka një kornizë ligjore e të mjaftueshme për të ecur përpara në respekt të Kushtetutës dhe Ligjit''.
''Nuk duhet t’i duartrokasim veprimeve antiligjore antikushtetuese''.